Argjiro – jugu i këndon mërgimit – këtë t’shtune!

Legjendat thonë se muzika polifonike në Jugun e Shqipnisë filloi të këndohet pesë shekuj më parë dhe i dedikohej mërgimtarëve që masovikisht shpërnguleshin n’ikje prej vorfnisë. Familjet e lana pas shkonin në breg të detit – burra e gra – këndonin në dy e ma shumë zane, duke besu se valët do të bartin kangën dhe mesazhet e saj te të dashtunit e tyne.

Në vitn 2005 UNSCO shpalli iso polifoninë kryevepër orale dhe të paprekshme të trashëgimisë së njerëzimit. Këtë të shtunë grupi gjirokastrit Argjiro, i udhëhequn nga Ronald Çenko, do të performojë në dit’ e nat’ për nder të ditës së flamurit. Argjiro janë përfaqësuesit ma autentik të kësaj muzike. Kryetari i shtetit shqiptar Bujar Nishani, këtë vit i dekoroi me titullin “Mjeshtër i madh”.

Koncerti fillon në orën 21.00 /28 nëntor 2015/

Shihemi t’shtunën!

argjiro

LIRIM: Koleksioni i veprave “The Hobbit”

Ky paket i butë luksoz përmbanë kryeveprën e J.R.R. Tolkien në katër vëllime – The Hobbit dhe tri pjesët tjera të The Lord Of The Rings (The Fellowship Of The Ring, The Two Towers, and The Return Of The King) – të gjitha këto të prezantueme në verzionet përfundimtare të teksteve, hartave dhe ilustrimeve prej filmave.

Puna gjeniale e J.R.R. Tolkien asht në mes të mitit the përrallës moderne – rrëfim për një aventure heroike e cila zhvillohet në peisazhet e paharrueshme të Mes-Tokës (Middle Earth). Ky koleksion asht në gjuhën angleze.

the hobbitTash veç për 29, 00 euro

“Pite” meksikane

Asht interesante sa shumë tregon gatimi për historitë individiduale dhe kolektive; kur spanjollët okupuen Amerikën Jugore në shekullin e XVI, ata sollën me veti konceptin e mishit prej kafshës së butë – pulë, dele, cjap, viç – dhe natyrisht u munduen m’e imponu këtë logjikë tek të tjerët. Sidoqoftë, vendësit nuk u dorëzuen, gradualisht filluen me ia shtu pjatës misrin, pasulin dhe specin e djegës, deri atëherë të panjoftuna për evropianët. Përderisa afrikanët dhe aziatikët, duke qenë detyrimisht klasa punëtore e kohës, aplikuen mënyren e tyne të gatimit. Pesë shekuj ma vonë “pitja” vegjetariane prej Meksikës asht nji prej pjatave ma të njoftuna në botë – perime të freskëta, pasul i zi, misër, salcë me biber të kuq! Rezultat impresiv i prodhuem prej nji lidhje mjaft komplekse.

A thu, çka thonë qebapat për neve?

Shihemi për drekë!

Food_008H

Përgatitjet dimnore

Kopshti ynë i ri e ka ndryshu jetën e librarisë tonë – tash kemi ma shumë hapsinë, dritë dhe ma në fund e kemi mundësinë reale me eksperimentu me gjelbrim dhe bimë. Meqenëse dimri po afrohet, nuk na pëlqen ideja që ta mbyllim deri në pranverë. Andaj kemi vendosë ta mbulojmë pjesërisht n’mënyrë që ti knaqemi ndërrimit të stinëve jashtë.

Kështu që keni durim – kopshti rihapet SHUMË shpejtë!

IMG_0504

LIRIM: 12 drama të Shekspirit në nji paket!

Nëse je nji prej atyne romantikëve që i pëlqen era e librave mirëpo, priton me bajtë kompilacione të randa poshtë e përpjetë, atëherë, ndodhë që e kemi nji zgjidhje për ty – 12 drama të Shekspirit!                                                                                                                                                                                     

shakespearePrej sot në LIRIM – 16,5 euro

Ky paket i lehtë e simpatik përbahet prej 12 librave të vegjel me kopertinë të butë të cilat përmbajnë dramat ma të randësishme të Shekspirit: Hamleti, Rikardi i tretë, Andërr e nji nate vere, Tregtari nga Venediku, Romeo dhe Xhulieta, Makbethi,  Zbutja e hundëgjatit, Stuhia, Othello, Mbreti Lir, Jul Cezari dhe Shumë fjalë për asgjë – ky kompilacion asht në gjuhën angleze.

…Dhe motoja jonë vazhdon me qenë – shite televizorin, blej libra!

Pastë tagliatelle me limon

Nëse ke vendosë me trajtu vetën mirë atëherë kjo pastë freskuese dhe e lehtë asht e shpikun për ty – tagliatelle me salcë limoni, kremë & djathë parmezan. Mbas kësaj pjate ndjehesh lehtë, po’ mirë i ushqyem.

Shihemi për drekë ♥

Genci_Food_H_005

Tirana luen Tajçido!

Kur Bledi, Franci e Lindi bahën bashkë mundesh me i gjetë dikund në mes të Disco, Punk e Krautrock – karakterizohen me ritmet robotike të pëcjelluna me tupana të gjallë e vija minimale në gitare elektrike.

Tajçido janë bend prej Tiranës dhe përfaqësojnë një skenë të re artistësh që gradualisht po zhvillohet atje.

Ata vijnë për herë të parë në Prishtinë kët’ të shtunë n’dit’ e nat’ – hajdeni ti presim bashkë!

Koncerti fillon n’orën 21.00, 14 nëntor 2015.

taicido

“Kanarinët e dinë” fiton çmim në Japoni!

Filmi i shkurtë i Kaltrina Krasniqit “Kanarinët e dinë” prodhim i dit’ e nat’ dhe SF FILM, Danimarkë u shpërblye për kolonën zanore origjinale në kuadër të Sapporo Film Fest 2015 – Japoni. I zanë në befasi me lajmin, Arbër Salihu, njëri prej kompozitorëve, shkruan në faqen e tij në Facebook – “…u zgjova me një çmim prej Japonisë sot…”. “Kolona zanore u shkrua prej Genc Salihut, Tomor Kuçit dhe Arbër Salihut; çmimi më befasoi kanshëm sepse muzika në këtë film e ka një rol të veçantë” thotë Kaltrina.

“Kanarinët e dinë” shikon prej së afërmi një familje e cila mundohet ta kapërdijë ditën e parë të bombardimit të vendit: “Lufta asht ngjarje e madhe në jetën e – shkurtë – njerëzore. Vështirë shpërlahesh prej saj, sidomos kur je regjisore, ajo kthehet në rrëfimet e tua…Sidoqoftë, shpresoj se për një kohë nuk do t’mirrem me te” thotë Kaltrina.

“Kanarinët e dinë” asht prodhim i vitit 2014, deri më tash ka pasë një rrugëtim të gjatë në festivale ndërkombëtare përfshi Brussels Short Film Festival, Scepto International Film Festival -Itali, LEDEN International Short Film Experience-Holandë.

Skenë prej “Kanarinët e dinë”: Sylejman Lokaj , Luan Jaha dhe  Kaona Sylejmani.filmphotos1

Genc Salihu – bardh e zi apo me ngjyra?

Nji e mërkure e veçantë asht përpara – kantautori prishtinas Genc Salihu promovon kangën e re “Shtyje“.

“Kam qenë i mbyllun shumë gjatë tu’ kërku…ma në fund kangët e reja kanë nisë m’e shfaqë veten” thotë ai.

Mirëpo, materiali i ri nuk asht arsyeja e vetme që e ban këtë video unike – Genci gjithashtu debuton si skenarist-regjisor. “Kisha tremë në këtë rol të ri…regjisor i vetës dhe i ekipës. Po’ definitivisht ka ndihmu fakti që kam qenë i rrethuem prej njerëzve me të cilët kemi punu bashkë në projektet e kalumeme. Ata më njohin mirë, e kuptojnë zanin tim artistik”.

Fotografitë që u shpërndanë në rrjete sociale gjatë kësaj jave shfaqin Gencin në spital: “Ndoshta jam aty m’e shëru zemrën” thotë ai, “ose ndoshta asht vetëm interpretim i realitetit në Kosovë…ose asht nji rrëfim dashnije”.

Video asht punu në dy verzione: bardh e zi dhe me ngjyra. Të dyja variantet do të shfaqen në natën promovuese – publiku do të ftohet të votojë verzionin favorit.

Promovimi mbahet në dit’ e nat’ në orën 21.00 të mërkuren /11 nëntor 2015/

Genc Salihu dhe Berat Hasani gjatë xhirimeve të spotit.uuuu

PRISHTINA: Kujtime poetike – Kopja e fundit!

PrishtinaPoeticMemories

Prishtina: Kujtime poetike asht një shpalosje e imazheve të kapuna prej një fotografi anonim i cili porterton qytetin në tranzicion. Dekada më vonë Valbona Shujaku gjen këto fotografi dhe kuron një libër të pasun që dokumenton një qytet të vogël në rritje.

Prishtina: Kujtime Poetike së pari u botu me 2011 dhe shpejt u shndërru në suvenir të popullarizuem të një qyteti që deri atëherë ka ekzistu vetëm në tregimet e gjyshërve. Kopjet tona të këtij botimi u shitën shumë shpejt! Sidoqoftë, gjatë riorganizimit të depos së librave gjetem një kopje e cila – jemi t’lumtun të ju informojmë- prej sot asht në dyqan.