Rituali i ditës së Vitit të Ri

Dita e fundit e vitit për dit’ e nat’ gjithmonë ka qenë kohë e mirë për reflektim, mirëkuptim, dashuni dhe mbi t’gjitha arsye perfekte për festë të trentë! Si rezultat, para disa viteve e filluem nji ritual – miqtë tanë muzicientë t’cilët na nderojnë me performanca gjatë vitit fillojnë festën e qytetit -ditën- me 31 dhjetor n’ora 13.00 dhe luejnë për gjashtë orë rresht!

Këtë herë e çelim me Jazz trion të përbame prej Fatjon Miftaraj (piano), Visar Kuçi (gitare) & Enes Bajramliqi (tupana) mandej vazhdojmë me pak hip-hop prej Taste2 & Goblenët dhe e mbyllim me Nezafete Shalën me Familje.

Shihemi së shpejti & urime festa!

new year

“Fjalët e vitit të shkuem i takojnë gjuhës së tij,
Dhe fjalët e vitit që vjen presin nji za të tjetër.
Sepse çdo fund asht gjithmonë nji fillim.”

~T.S. Eliot~

Flirti i avokados me portokallin!

Ngranja e sallatës gjatë verës asht nji prej atyne eksperiancave ku pa e ngarku ndërgjegjen i lëshohemi freskisë sepse sallatat kanë nivel të ultë të yndyrnave dhe kalorive, gjithashtu nuk përmbajnë kolesterol. Gjatë dimnit, sallatat vazhdojnë me qenë pjesë e menysë tonë por e ndërrojnë rolin dhe shndërrohen në mbrojtësit kryesor kundër virusëve; mobilizojnë trupat tanë, shpesh të ndjeshëm, me minerale dhe vitamina.
Sallata jonë me avokado dhe portokall asht nji lojë dinamike dhe subtile në mes të sallatës së gjelbërt, specit të kuq dhe salcës me mjaltë e senf – ky kombinim magjik duket se flirton suksesshëm me verën dhe dimnin, por gjithmonë duke e lypë diellin prej të dyjave.

Shihemi për drekë!
DeN_Food_003_Closeup

Jazz pa kravata – Sonte!

Ky trio e ka nji kimi shumë të fortë mes vete. Iliri & Enesi janë gjithmonë hija e njani tjetrit, non-stop në përcjellje e ndjekje me improvizime të frymëzueme, deri sa Dugi këtë shtrat e përdorë si trampolinë me fluturu.

U ba nji kohë që s’i kemi ndigju: Ilir Bajri (piano), Enes Bajramliqi (tupana), Dukagjin Muhaxheri (Saksofon).

Shihemi sonte & lejini kravatat te shpija!

macat trio

LIRIM: Koleksioni i James Joyce

Koleksioni i veprave me kopertinë të fortë të James Joyce prej kësaj jave asht në lirim. Ky koleksion përbahet prej veprave të tij ma të randësishme: Dublinasit, Portreti i artistit në rini, Uliksi dhe Zgjimi i Fineganit

joyce

Tani për vetëm 10 euro!

James Joyce asht prozator dhe poet irlandez; konsiderohet nji prej figurave ma t’randësishme të avant-gardës moderniste të fillimit të shekullit XX.
Inovacionet e tij në artin e prozës përfshiejnë përdorimin e monologjeve internale; ai aplikon nji rrjet kompleks të paraleleve simbolike të bazueme në mitologji, histori dhe letërsi, duke kriju nji gjuhë unike të qëndisun me aludime dhe shprehje të shpikuna.

Dashunia don m’e dashtë dashuninë – kjo fjali duhet të jetë nji nga shembujt ma adekuat të bredhjeve të Joyce.

Kjo përmbledhje asht në gjuhën angleze.

Thai Sallatë

Oscar Wilde ka thanë se për me ba nji sallatë të mirë duhesh me qenë diplomat i hollë, sepse gjithçka mvaret prej balancit n’mes të uthullës dhe vajit.

Sallata historikisht e ka pasë nji rol periferik në tavolinë pavarësisht se ka qenë pjesë e saj – jo vetëm n’kulturën tonë por në mbarë botën. Këtë e dëshmon edhe fakti se libri i parë i reçetave për sallata u botu tek në fund të shekullit XIX.

Sot, sidoqoftë, sallata asht pjesë e çdo shujte. Si rezultat, mënyra të ndryshme të përgatitjes po udhëtojë në pjatat e njerëzve globalisht. Tash mendojmë mirë për teksturë, ngjyrë dhe shije – mbi t’gjitha shëndet. Thai sallata e dit’e nat’ i përmbushë të gjitha këto kushte: sallatë e gjelbërt, këpurdha, karrota, domate, salcë prej specit të ambël.

Shihemi për drekë ♥

Food_H_004

Maca në dit’ e nat’

Dit’ e nat’  shpesh ka qenë nikoqir i takimeve të shkrimtarëve, andaj kohë pas kohe shkrimtarët kanë nda punën e tyne me ne. Ishim kandshëm të befasuem kur morëm poezinë e Leslie Saunders e cila kishte qenë në Kosovë dhe kishte shërby për Save the Children deri në vitin 2011 – gjatë kësaj periudhe ajo gjithashtu kishte shkru. “Maca në dit’ e nat'” u inspiru nga ne dhe qyteti ynë. Lexim të kandshëm!

The Cat at Dit’ e Nat’
for the friends I left behind

Today I’ll drink a tiny hot espresso,
leave my lipstick on the doll-size china,

I’ll buy The Little Prince, his Sahara
an volcanos, me muzika dhe lulja

at Lulishte I’ll choose four pale rose
for Flora because it’s December,

and make a good luck wish or two
for the next Prime Minister Mimoza,

I’ll learn new sounds like vetëvendosje,
ahtisaari, më vjen keq and mirëdita

I’ll leave the melancholy Garbo on her shelf,
skim the pop-up book of new Prishtina,

I’ll cry so no-one hears me,
I’ll sing along the barmen’s sha-la-la,

I’ll stroke the ginger cat at Dit’ e Nat’
because it’s December me muzika, me lulja

LESLEY SAUNDERS

Dit’ e Nat’:  ‘Day and Night’, a bookshop/cafe/bar in Prishtina

lulja: flower

muzika: music

Lulishte: name of a florist shop in Prishtina

Mimoza:  Mimoza Kusari-Lila, AKR candidate in the Kosovan general election 2010

Vetëvendosje: ‘self-determination’, a Kosovan political party which opposes the UN presence there and campaigns for the complete independence of Kosovo/a

Ahtisaari: the Ahtisaari plan, named after UN Special Envoy Martti Ahtisaari, was the 2007 draft settlement designed to resolve Kosovo/a’s status, establish justice and governance systems and processes, and protect non-Albanian minorities

më vjen keq: I’m sorry

mirëdita: good afternoon

lulj bw

LIRIM: Trilogjia Pesëdhjetë Hije

Trilogjia “Pesëdhjetë hije të së Hirtës, Errëtës, Çlirimit” duhet të ketë qenë proza bashkëkohore ma e kritikueme e kohës sonë. Sidoqoftë, arriti sukses komercial dhe mbështetje fanatike te publiku. “Interesimi i jashtëzakoshëm për këtë trilogji më ka zanë të papërgatitun’ thotë autori E.L. James.

“Pesëdhjetë hijet…” gjurmon nji raport kompleks në mes të së posadiplomuemes, Anastasia Steele, dhe biznesmenit të ri, Christian Grey. Dominanca dhe nënshtrimi, sadizmi dhe mazokizmi janë veç disa prej linjave që përshkruejnë rrugëtimin e këtij çifti jokonvencional.

Nëse je duke eksploru shtigjet jotradicionale të seksualitetit, atëhere ndoshta në këtë trilogji fshihen do përgjigje.

Trilogjia asht në gjuhën angleze dhe prej tash e tutje asht në lirim!

fifty shades

Tash për vetëm 45.00 euro

Crunchy Sendviç

Bukuria e sendviçave vegjetarian qëndron në faktin se nuk e ngarkojnë ndërgjegjen edhe pasi barku mbushet plot – bile nëse përgatiten mirë janë po aq t’shijeshëm sa edhe ata me mish. Mbi t’gjitha, gatimi vegjetarian lejon shumë hapsinë për kreativitet – sepse shpesh reçetat ma të pasuna rrjedhin prej përbërësve ma të thjeshtë.

A e ke provu Crunchy Sendviçin tonë i cili bahet me kungulleshë të mbështjellun me fluska misri, speca të kuq, sallatë të gjelbërt, domate dhe bukë ciabatta? Nëse jo, atëhere duhesh patjetër!

Shihemi për drekë ♥

DeN_Food_009_Closeup