Holly & Ken // Koncert

Nji ditë, krejt rastësisht, Holly & Ken u takuen n’airoport. Katër vjet ma vonë, ajo i dërgoi kopjen e albumit të saj Maps and Lists (Harta dhe lista). Keni i shkroi menjiherë: “Albumin yt koka shumë i mirë! A je tu’ ba diçka t’re?” Holly i iu pergjigj diçka si “Plot sende!”. Luejten disa koncerte bashkë dhe gati si tu’ dashtë me provoku guximin saj ai propozoi: “Hajde ta incizojmë nji album country n’Francë!”.

Holly & Ken, The Record asht nji album konceptual – indie operë country – homazh mbi Willie Nelson’s dhe albumin e tij klasik të vitit 1975 – Red Headed Stranger (I hueji kokëkuq).
Ata do të luejnë këtë material në dit’ e nat’ të mërkuren (20 Janar) në ora 21.00.

*Ky koncert asht me bileta, për ti ble ato dhe rezervu vende na kontaktoni në Facebook.

11c_dc

Holly Muñoz (aka HOLLY) asht kantautore prej El Paso, Teksas. Solo albumi i saj debutues Maps and Lists u prodhu prej producentit John Vanderslice në kuadër të Tiny Telephone në San Francisko, Kaliforni. Ajo ka performu në studion e njoftun KEXP’s Afternoon Show me DJ Kevin Cole dhe muzika e këtij albumi asht përzgjedhë për playlistat e Starbucks në mbarë botën.

Ken Stringfellow asht i njoftun si themelues i The Posies, gjithashtu njihet për punën e tij në studio dhe skenë për bendet si R.E.M., Big Star. Ai ka botu katër albume, gjithcili prej tyne ka marrë kritika shumë të mira prej Pitchfork, Mojo – platforma mediale të randësishme për skenën e pamvarun. Albumi i tij i fundit Danzig in the Moonlight u publiku në vitin 2012.

Pusho në paqe Starman

Ishte vjeti 2013 kur pas nji pauze relativisht të gjatë “The Next Day” i David Bowie’t u publiku. Si zakonisht, ishte material freskues, i pasun dhe vet-referencial. Singli i parë “Where Are We Now” e thirrke t’kaluemen, sidomos vitet e Bowie’t n’Berlin me t’cilat inovacioni, politika dhe dashunia hyjnë në lojë natyrshëm. Disa muej ma vonë në vitin 2013 ky kthim inspiroi nji koncert në dit’ e nat’ prej Genc dhe Arbër Salihut (dhe artistëve të tjerë) i cili iu dediku punës së  Bowie’t prej periudhave të ndryshme.
Sot mësuem se Starman na la por jemi t’lumtun që regjistruem kët’ performancë e cila shënon qenjen tonë.

Pusho n’paqe David Bowie, fameniderit për vizitën!

Knaquni me Prishtina’s David Bowie Tribute ♥

david

Kampionati Sintor

Ilir Bajri (47) dhe Liburn Jupolli (27) janë pianistë prishtinas që vijnë prej dy brezeve plotësisht të ndryshme mirëpo takohen në eksplorimet e tyne muzikore në shumë nivele; dytë kanë prapavi në muzikë serioze, jazz, rock’n’roll, muzikë eksperimentale dhe dytë janë të dashunuem në minimalizëm.
Këtë t’marte (12 janar) n’ora 21.00 performojnë si duo në instrumentet e tyne t’preferueme – sintisajzera!
Shihemi n’kampionatin e sintave – ka me qenë nxehtë!

iliri jupolli