Dita Ndërkombëtare e Jazzit // Armend Xhaferi Kuintet

Prishtina gjithmonë e ka bajtë nji jazz mrenda i cili ka pasë nevojë për veç pak ujitje dhe ka lulëzu. Dy dekadat e fundit kanë prodhu gjenerata të jashtëzakonshme të cilat kombinojnë me shumë inovacion stile dhe perspektiva mbi këtë muzikë të vjetër e të randësishme.
Meqë Dita Ndërkombëtare e Jazzit po afrohet, kemi vendosë të ftojmë veteranët e Prishtinës në këtë diciplinë – bashkangjituni këtë të shtune (30 Prill, ora 21.00) të mirëpresim Armend Xhaferi Kuintet dhe t’festojmë ditën tonë!

xhafa

Karrigat riaranzhohet nga Oborri & Taste 2

“Karrigat” asht kangë që u shkru në fillim të viteve ’80 nga bendi legjendar i Prishtinës – Gjurmët. Redaktorët (cenzorët) televiziv të kohës ndaluan incizimin e kësaj kange me arsyen se ishte politikisht e motivueme. Gati tridhjetë e pesë vjet ma vonë Oborri & Taste 2 ia dhanë kësaj kange nji shansë të re tue e riaranzhu dhe shkru tekst të ri.

Ne si dit’ e nat’ mburremi që mbëshetetëm këtë projekt. Shpresojmë të kënaqeni me videon!