Homecoming i Nesim Maxhunit | Promovim Albumi

Nesim Maxhuni  asht pioner i stileve muzikore modenre në skenën mbarë shqiptare. Jazz, neo soul, gospel, hip hop janë vetëm disa prej zhanreve ku ai me komoditet noton. Asht baterist i rangut botënor dhe bashkëpunëtor në shumë albume prestigjoze vendore, kështu duke reprezentu nji prej influencave kryesore të muzikës së re shqip sot. Maxhuni ka botue dy albume në pesë vjetët e fundit, Homecoming asht albumi i tij i tretë me materiale origjinale i cili përbahet prej nji ekipe ndërkombëtare dhe shënon nji bashkëpunim unik në mes të Prishtinës dhe New York’ut. Homecoming do të promovohet me 18 shkurt 2017 në ora 20.00 në ASK (Shkolla Amerikane e Kosovës) – hajdeni ta ndëgjojmë këtë konstalacion të gjenive!

Jure Pukl – saksafon | Marko Crncec – piano | Armend Xhaferi – gitare | Kiril Tufekcievski – bas | Nesim Maxhuni – bateri

Lamtumirë 2016 – ishe vit i çuditshëm!

Ishte viti 2009 kur dit’ e nat’ e filloi traditën e tranisë n’masditën e ditës së fundit të vitit. E shohim këte si mundësi të mirë me i lanë të vjetrat mbrapa e me u shpërla për vitin që po vjen.

Për sa mbajmë mend ne, vit ma të çuditshëm se 2016 nuk ka pasë. Hajde t’a shpërlajmë bashkë, tue i përcjellë me kangë të gëzueshme rrezet e fundit të këtij dielli me dhambë që ka ndriçu sivjet.
Gipsy Groove kanë me luejtë nji set akustik mbas të cilit bashkangjitet Genc Salihu me miq tjerë për me vazhdu festën e zakonshme të fundvitit.

Shihemi me 31 n’mesditë!

Gent Rushi Trio kët’ t’premte

Gent Rushi asht nji prej pionierëve të jazz-it në Shqipni. Së fundmi me shokët e tij krijoi big bendin e parë të pamvarun shqiptar -JAlbaniaZZ Society.
Të premten vjen me të pandashmin & të shkëlqyeshmin Ermal Rodi në Dit’ e Nat’, ku i pret Enes Beu – nji prej të vetmëve që asht në gjendje m’e i dalë në krye kësaj detyre.
Ky koncert intim asht shumë i veçantë edhe për nji arsye – ditëlindja e shtatë e kafe-librarisë tonë!

Shihemi t’premten, kemi sebepe t’bukura për me u mbledhë!

gent-rushi

Kampionati Sintor

Ilir Bajri (47) dhe Liburn Jupolli (27) janë pianistë prishtinas që vijnë prej dy brezeve plotësisht të ndryshme mirëpo takohen në eksplorimet e tyne muzikore në shumë nivele; dytë kanë prapavi në muzikë serioze, jazz, rock’n’roll, muzikë eksperimentale dhe dytë janë të dashunuem në minimalizëm.
Këtë t’marte (12 janar) n’ora 21.00 performojnë si duo në instrumentet e tyne t’preferueme – sintisajzera!
Shihemi n’kampionatin e sintave – ka me qenë nxehtë!

iliri jupolli

Rituali i ditës së Vitit të Ri

Dita e fundit e vitit për dit’ e nat’ gjithmonë ka qenë kohë e mirë për reflektim, mirëkuptim, dashuni dhe mbi t’gjitha arsye perfekte për festë të trentë! Si rezultat, para disa viteve e filluem nji ritual – miqtë tanë muzicientë t’cilët na nderojnë me performanca gjatë vitit fillojnë festën e qytetit -ditën- me 31 dhjetor n’ora 13.00 dhe luejnë për gjashtë orë rresht!

Këtë herë e çelim me Jazz trion të përbame prej Fatjon Miftaraj (piano), Visar Kuçi (gitare) & Enes Bajramliqi (tupana) mandej vazhdojmë me pak hip-hop prej Taste2 & Goblenët dhe e mbyllim me Nezafete Shalën me Familje.

Shihemi së shpejti & urime festa!

new year

“Fjalët e vitit të shkuem i takojnë gjuhës së tij,
Dhe fjalët e vitit që vjen presin nji za të tjetër.
Sepse çdo fund asht gjithmonë nji fillim.”

~T.S. Eliot~

Jazz pa kravata – Sonte!

Ky trio e ka nji kimi shumë të fortë mes vete. Iliri & Enesi janë gjithmonë hija e njani tjetrit, non-stop në përcjellje e ndjekje me improvizime të frymëzueme, deri sa Dugi këtë shtrat e përdorë si trampolinë me fluturu.

U ba nji kohë që s’i kemi ndigju: Ilir Bajri (piano), Enes Bajramliqi (tupana), Dukagjin Muhaxheri (Saksofon).

Shihemi sonte & lejini kravatat te shpija!

macat trio

Eksplorim i jazz standardeve n’duo

Kemi hy n’disponimin e thellë vjeshtor të Prishtinës; n’kërkim të ulëses ma të përshtatshme,

gotës me venë të mirë dhe jazz’it që të çlodhë!

Për herë të dytë mirëpresim duon e jashtëzakonshme të përbame prej Visar Kuçit (gitare) dhe

Dukagjin Muhaxherit (saksofon) – qasja e tyne elegante ndaj jazz standardeve thërret për

ndëgjim të kujdeshëm.

Shihemi sonte në orën 21.00 /E mërkurë, 4 Nëntor/

Merri do gjethe vjeshte me veti!