Hugh Trimble | Koncert

Të enjtën mrama (23 qershor) prej orës 21.00, për herë të parë në Prishtinë, na bashkangjitet Hugh Trimble – nji kant-autor i bazuem në Chicago. Si udhërrefyes i Folk-ut Amerikan, Hugh mezi po pret me i nda tregimet e tij tuj shetitë nëpër zhanret Americana, Celtic, Indie-rock e Blues.
Shihemi t’enjtën!

hugh trimble

Kampionati Sintor

Ilir Bajri (47) dhe Liburn Jupolli (27) janë pianistë prishtinas që vijnë prej dy brezeve plotësisht të ndryshme mirëpo takohen në eksplorimet e tyne muzikore në shumë nivele; dytë kanë prapavi në muzikë serioze, jazz, rock’n’roll, muzikë eksperimentale dhe dytë janë të dashunuem në minimalizëm.
Këtë t’marte (12 janar) n’ora 21.00 performojnë si duo në instrumentet e tyne t’preferueme – sintisajzera!
Shihemi n’kampionatin e sintave – ka me qenë nxehtë!

iliri jupolli

Nata e Shtrigave me Blla Blla Blla

BLLA

Sivjet Nata e Shtrigave ka me qenë speciale – BLLA BLLA BLLA po vijnë n’qytet

me luejtë për krejt ata që i ka marrë malli me vallëzu seriozisht.

Vnoje nji maskë, merre zemrën me veti – hajde n’festë!

Në ndërkohë ndigjoje Kujt i bije…

Për detaje n’lidhje me koncertin vizito faqen tonë në Facebook.