Erdhlezeti feston verën!

Nëse nuk i ke planifikuar pushimet, mos u ngut… shënoje këtë datë në kalendar: 2 Korrik 2017!

ERDHLEZETI është festival tashmë tradicional Kosovar i cili mbledhë qindra njerëz në kryeqytet gjatë ditës për të festuar ardhjën e verës e ikjën e dimrit. Tash e tri vjet festivali ofron performanca të veçanta në qendër të Prishtinës në hapësirën përballë kafe-librarisë Dit’ e Nat’.
Përveç muzikës, festivali njihet për atmosferën festive në formë të “block-party” (festë e lagjës), ku performancat e zgjedhura me kujdes në kombinim me energjinë e publikut krijojnë një ndër përvojat më magjike të vitit në Prishtinë – bëhu pjesë edhe ti me 2 Korrik prej orës 2 pasdite!
Perderisa outdoor festivalet muzikore më të suksesshme në Kosovë mbahen jashtë kryeqytetit, me Erdhlezetin ke rast ta eksplorosh diverzitetin që vjen përmes muzikës e ta shuash etjën kulturore midis Prishtinës në pikë të verës.
Festivali, me shumë krenari, çdo vit e fton të paktën një bend Kosovar për të përfaqësuar më të mirën e skenës lokale të muzikës. Sivjet këtë rol e luan Shpat Deda, i cili në bend ka rekrutuar disa nga muzikantët më të mirë në këtë anë të Kalimashit për të formuar çka mund të njihet vetëm si një superbend.
Erdhlezeti ka filluar si festë e diverzitetit kulturor, duke i dhënë posaçërisht hapësirë performuesve të influencuar nga muzika e rajonit. Sivjet kjo hapësirë pjesërisht i përket Demir Kanturovski & Uska Kan Orkestra – brass band 9-pjesësh që luan këngë të njohura nga folklori rom me aranzhmane të inspiruara nga muzika jazz e pop.
Ndër performancat tjera për të mos u humbur është edhe Sazet e Përmetit, një prej grupeve të vetme shqiptare që vazhdojnë të luajnë Kabanë e vjetër përmetare të shkollës së Laver Bariut.
Për fund, publiku do të udhëtojë pak më larg, nën tingujt e ëmbël të Senegalit. Kaira Kela nga Zagrebi sjellin show-in e tyre Afrobeat të mbushur me diell e ritme afrikane, e garantuar të bëjë gjithkë të vallëzojë pa marrë parasysh shijet muzikore.
Biletat, të cilat do të kushtojnë €3, do dalin në shitje në Dit’ e Nat’ dhe lokacione tjera së shpejti. Për të ndejtë në kontakt me festivalin, mund të përcjellni faqen Erdhlezeti Festival në Facebook. It’s a Block Party!
Në një ambient ku çdo herë është më vështirë të organizohet një festival, Erdhlezeti do të ishte i pamundur pa përkrahjen e donatorëve e sponzorëve tanë. OJQ GAIA në bashkëpunim me Dit’ e Nat’ shprehin një falenderim të veçantë për Ministrinë e Kulturës dhe Komunën e Prishtinës, si dhe kompanitë që çdo vit po shprehen të gatshme te ndihmojnë në zhvillimin e skenës kulturore në Prishtinë – Win Music Freedom, Birra Prishtina, Ciroc, Miqt Music, Traveks, Uje Rugove, Semitronix Hotel, e KTV.

Lamtumirë 2016 – ishe vit i çuditshëm!

Ishte viti 2009 kur dit’ e nat’ e filloi traditën e tranisë n’masditën e ditës së fundit të vitit. E shohim këte si mundësi të mirë me i lanë të vjetrat mbrapa e me u shpërla për vitin që po vjen.

Për sa mbajmë mend ne, vit ma të çuditshëm se 2016 nuk ka pasë. Hajde t’a shpërlajmë bashkë, tue i përcjellë me kangë të gëzueshme rrezet e fundit të këtij dielli me dhambë që ka ndriçu sivjet.
Gipsy Groove kanë me luejtë nji set akustik mbas të cilit bashkangjitet Genc Salihu me miq tjerë për me vazhdu festën e zakonshme të fundvitit.

Shihemi me 31 n’mesditë!

Flirti i avokados me portokallin!

Ngranja e sallatës gjatë verës asht nji prej atyne eksperiancave ku pa e ngarku ndërgjegjen i lëshohemi freskisë sepse sallatat kanë nivel të ultë të yndyrnave dhe kalorive, gjithashtu nuk përmbajnë kolesterol. Gjatë dimnit, sallatat vazhdojnë me qenë pjesë e menysë tonë por e ndërrojnë rolin dhe shndërrohen në mbrojtësit kryesor kundër virusëve; mobilizojnë trupat tanë, shpesh të ndjeshëm, me minerale dhe vitamina.
Sallata jonë me avokado dhe portokall asht nji lojë dinamike dhe subtile në mes të sallatës së gjelbërt, specit të kuq dhe salcës me mjaltë e senf – ky kombinim magjik duket se flirton suksesshëm me verën dhe dimnin, por gjithmonë duke e lypë diellin prej të dyjave.

Shihemi për drekë!
DeN_Food_003_Closeup

Thai Sallatë

Oscar Wilde ka thanë se për me ba nji sallatë të mirë duhesh me qenë diplomat i hollë, sepse gjithçka mvaret prej balancit n’mes të uthullës dhe vajit.

Sallata historikisht e ka pasë nji rol periferik në tavolinë pavarësisht se ka qenë pjesë e saj – jo vetëm n’kulturën tonë por në mbarë botën. Këtë e dëshmon edhe fakti se libri i parë i reçetave për sallata u botu tek në fund të shekullit XIX.

Sot, sidoqoftë, sallata asht pjesë e çdo shujte. Si rezultat, mënyra të ndryshme të përgatitjes po udhëtojë në pjatat e njerëzve globalisht. Tash mendojmë mirë për teksturë, ngjyrë dhe shije – mbi t’gjitha shëndet. Thai sallata e dit’e nat’ i përmbushë të gjitha këto kushte: sallatë e gjelbërt, këpurdha, karrota, domate, salcë prej specit të ambël.

Shihemi për drekë ♥

Food_H_004

Crunchy Sendviç

Bukuria e sendviçave vegjetarian qëndron në faktin se nuk e ngarkojnë ndërgjegjen edhe pasi barku mbushet plot – bile nëse përgatiten mirë janë po aq t’shijeshëm sa edhe ata me mish. Mbi t’gjitha, gatimi vegjetarian lejon shumë hapsinë për kreativitet – sepse shpesh reçetat ma të pasuna rrjedhin prej përbërësve ma të thjeshtë.

A e ke provu Crunchy Sendviçin tonë i cili bahet me kungulleshë të mbështjellun me fluska misri, speca të kuq, sallatë të gjelbërt, domate dhe bukë ciabatta? Nëse jo, atëhere duhesh patjetër!

Shihemi për drekë ♥

DeN_Food_009_Closeup

“Pite” meksikane

Asht interesante sa shumë tregon gatimi për historitë individiduale dhe kolektive; kur spanjollët okupuen Amerikën Jugore në shekullin e XVI, ata sollën me veti konceptin e mishit prej kafshës së butë – pulë, dele, cjap, viç – dhe natyrisht u munduen m’e imponu këtë logjikë tek të tjerët. Sidoqoftë, vendësit nuk u dorëzuen, gradualisht filluen me ia shtu pjatës misrin, pasulin dhe specin e djegës, deri atëherë të panjoftuna për evropianët. Përderisa afrikanët dhe aziatikët, duke qenë detyrimisht klasa punëtore e kohës, aplikuen mënyren e tyne të gatimit. Pesë shekuj ma vonë “pitja” vegjetariane prej Meksikës asht nji prej pjatave ma të njoftuna në botë – perime të freskëta, pasul i zi, misër, salcë me biber të kuq! Rezultat impresiv i prodhuem prej nji lidhje mjaft komplekse.

A thu, çka thonë qebapat për neve?

Shihemi për drekë!

Food_008H

Pastë tagliatelle me limon

Nëse ke vendosë me trajtu vetën mirë atëherë kjo pastë freskuese dhe e lehtë asht e shpikun për ty – tagliatelle me salcë limoni, kremë & djathë parmezan. Mbas kësaj pjate ndjehesh lehtë, po’ mirë i ushqyem.

Shihemi për drekë ♥

Genci_Food_H_005