Genc Salihu – bardh e zi apo me ngjyra?

Posted on Posted in Film, Muzikë, Ngjarje

Nji e mërkure e veçantë asht përpara – kantautori prishtinas Genc Salihu promovon kangën e re “Shtyje“.

“Kam qenë i mbyllun shumë gjatë tu’ kërku…ma në fund kangët e reja kanë nisë m’e shfaqë veten” thotë ai.

Mirëpo, materiali i ri nuk asht arsyeja e vetme që e ban këtë video unike – Genci gjithashtu debuton si skenarist-regjisor. “Kisha tremë në këtë rol të ri…regjisor i vetës dhe i ekipës. Po’ definitivisht ka ndihmu fakti që kam qenë i rrethuem prej njerëzve me të cilët kemi punu bashkë në projektet e kalumeme. Ata më njohin mirë, e kuptojnë zanin tim artistik”.

Fotografitë që u shpërndanë në rrjete sociale gjatë kësaj jave shfaqin Gencin në spital: “Ndoshta jam aty m’e shëru zemrën” thotë ai, “ose ndoshta asht vetëm interpretim i realitetit në Kosovë…ose asht nji rrëfim dashnije”.

Video asht punu në dy verzione: bardh e zi dhe me ngjyra. Të dyja variantet do të shfaqen në natën promovuese – publiku do të ftohet të votojë verzionin favorit.

Promovimi mbahet në dit’ e nat’ në orën 21.00 të mërkuren /11 nëntor 2015/

Genc Salihu dhe Berat Hasani gjatë xhirimeve të spotit.uuuu

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.