“Kanarinët e dinë” fiton çmim në Japoni!

Posted on Posted in Film, Muzikë

Filmi i shkurtë i Kaltrina Krasniqit “Kanarinët e dinë” prodhim i dit’ e nat’ dhe SF FILM, Danimarkë u shpërblye për kolonën zanore origjinale në kuadër të Sapporo Film Fest 2015 – Japoni. I zanë në befasi me lajmin, Arbër Salihu, njëri prej kompozitorëve, shkruan në faqen e tij në Facebook – “…u zgjova me një çmim prej Japonisë sot…”. “Kolona zanore u shkrua prej Genc Salihut, Tomor Kuçit dhe Arbër Salihut; çmimi më befasoi kanshëm sepse muzika në këtë film e ka një rol të veçantë” thotë Kaltrina.

“Kanarinët e dinë” shikon prej së afërmi një familje e cila mundohet ta kapërdijë ditën e parë të bombardimit të vendit: “Lufta asht ngjarje e madhe në jetën e – shkurtë – njerëzore. Vështirë shpërlahesh prej saj, sidomos kur je regjisore, ajo kthehet në rrëfimet e tua…Sidoqoftë, shpresoj se për një kohë nuk do t’mirrem me te” thotë Kaltrina.

“Kanarinët e dinë” asht prodhim i vitit 2014, deri më tash ka pasë një rrugëtim të gjatë në festivale ndërkombëtare përfshi Brussels Short Film Festival, Scepto International Film Festival -Itali, LEDEN International Short Film Experience-Holandë.

Skenë prej “Kanarinët e dinë”: Sylejman Lokaj , Luan Jaha dhe  Kaona Sylejmani.filmphotos1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.