Elizabeth Acevedo performon SLAM sonte!
ELIZABETH ACEVEDO asht poete prej New York’ut puna e së cilës asht ushqye me boleron e prindve të saj me origjinë nga shteti Domenikan dhe mprehtësinë e ashpër të qytetit që e ka rritë.
Me nji eksperiencë performimi dymbëdhjetë vjeçare ajo i ka dhanë shije skenave të ndryshme në vend dhe ndërkombëtarisht përfshi këtu edhe Lincoln Center, Madison Square Garden, Kennedy Center of the Performing Arts dhe South Africa’s State Theatre. Acevedo asht gjithashtu e njoftun për video poezi të cilat patën nji shpërndarje masive virale dhe kështu ranë nën radarin e PBS, Latina Magazine, Cosmopolitan dhe Upworthy.
Acevedo asht kampione nacionale në Slam poezi, gjithashtu kampinone e Beltway Grand Slam dhe 2016Women of the World Poetry Slam si reprezentuese e Washington, D.C, ku për momentin jeton dhe punon.
Poezitë e saj u publikuen në Puerto Del Sol, Callaloo, Poet Lore, The Notre Dame Review dhe të tjera.
Sonte ajo performon në librarinë tonë në ora 18.00. Shihemi!