publikimet

Dit’ e nat’ duhet të ketë qenë ideja ma romantike që e kemi pasë ndojherë. Ia nisëm me nji dhomë të vogël të mbushun me librat që gjithmonë kemi deshtë me i pasë dhe vendosëm ta ndajmë këtë dhomë me publikun – vend ky ku kafën e merr vet dhe ndigjon muzikën me të cilën je rritë. Sot vazhdojmë me qenë të njejtit, veç pak ma të mëdhej.  Jemi krenar me vitet që lam pas, me të gjitha projektet dhe artistët që mbështetëm dhe vazhdojmë ti mbështesim – asht ndjenjë e mirë kur inkurajon të gjithë fëmijët e ri të mahallës.

Në këto dollape muzikë, video, libra mundesh me i pa disa prej punëve tona.