Publikohet Kosoveira | Album & film

Ishte vjeti 2015 kur për herë të parë e takuem Luis Panichellin, nji performer të Capoeira’s, i cili në atë kohë bante jetë dhe punë në Prishtinë. Nuk shkoi shumë dhe artistë prej skenave e udhëve t’ndryshme t’jetës iu bashkangjitën atij në nji shtegtim ku muzika tradicionale e vendit takoi Capoeira’n dhe në flirtim e sipër sollën në jetë nji album briliant – KOSOVEIRA.

L’shoja nji sy këtij dokumentari të shkurtë dhe shijo procesin e gatimit të albumit Kosoveira!

ERDHLEZETI! Festival 2016

*PROGRAMI I PLOTË

Edicioni i dytë i ERDHLEZETI! Festival mbahet të dielën me 22 Maj në rrugë para Dit’ e Nat’, në parkingun përballë. Kjo asht nji festë që i dedikohet muzikës, ndrrimit të stinëve dhe sidomos ardhjes së verës; birra, skara dhe dashnija janë ingredientet tjera përbamëse.

Festa fillon në orën 14.00 dhe zgjatë deri në mesnatë. Këtë herë do të performojnë:

14:00 – 16:00 – Roots Raid (Tirana, AL)
16:00 – 18:00 – Nezafete Shala & Grupi Melodia e Vjetër (Gjakova, RKS)
18:00 – 19:00 – Oborri (Prishtina, RKS)
19:00 – 20:30 – Toni Kitanovski & Cherkezi Orchestra (Skopje, MK)
20:30 – 22:00 – Gipsy Groove (Prishtina, RKS)

Biletat janë në shitje (3€ në Dit’ e Nat’ ose 5€ te hyrja në ditën e festivalit).

erdhlezeti

Gent Rushi Trio kët’ t’premte

Gent Rushi asht nji prej pionierëve të jazz-it në Shqipni. Së fundmi me shokët e tij krijoi big bendin e parë të pamvarun shqiptar -JAlbaniaZZ Society.
Të premten vjen me të pandashmin & të shkëlqyeshmin Ermal Rodi në Dit’ e Nat’, ku i pret Enes Beu – nji prej të vetmëve që asht në gjendje m’e i dalë në krye kësaj detyre.
Ky koncert intim asht shumë i veçantë edhe për nji arsye – ditëlindja e shtatë e kafe-librarisë tonë!

Shihemi t’premten, kemi sebepe t’bukura për me u mbledhë!

gent-rushi

Argjiro – jugu i këndon mërgimit – këtë t’shtune!

Legjendat thonë se muzika polifonike në Jugun e Shqipnisë filloi të këndohet pesë shekuj më parë dhe i dedikohej mërgimtarëve që masovikisht shpërnguleshin n’ikje prej vorfnisë. Familjet e lana pas shkonin në breg të detit – burra e gra – këndonin në dy e ma shumë zane, duke besu se valët do të bartin kangën dhe mesazhet e saj te të dashtunit e tyne.

Në vitn 2005 UNSCO shpalli iso polifoninë kryevepër orale dhe të paprekshme të trashëgimisë së njerëzimit. Këtë të shtunë grupi gjirokastrit Argjiro, i udhëhequn nga Ronald Çenko, do të performojë në dit’ e nat’ për nder të ditës së flamurit. Argjiro janë përfaqësuesit ma autentik të kësaj muzike. Kryetari i shtetit shqiptar Bujar Nishani, këtë vit i dekoroi me titullin “Mjeshtër i madh”.

Koncerti fillon në orën 21.00 /28 nëntor 2015/

Shihemi t’shtunën!

argjiro

Genc Salihu – bardh e zi apo me ngjyra?

Nji e mërkure e veçantë asht përpara – kantautori prishtinas Genc Salihu promovon kangën e re “Shtyje“.

“Kam qenë i mbyllun shumë gjatë tu’ kërku…ma në fund kangët e reja kanë nisë m’e shfaqë veten” thotë ai.

Mirëpo, materiali i ri nuk asht arsyeja e vetme që e ban këtë video unike – Genci gjithashtu debuton si skenarist-regjisor. “Kisha tremë në këtë rol të ri…regjisor i vetës dhe i ekipës. Po’ definitivisht ka ndihmu fakti që kam qenë i rrethuem prej njerëzve me të cilët kemi punu bashkë në projektet e kalumeme. Ata më njohin mirë, e kuptojnë zanin tim artistik”.

Fotografitë që u shpërndanë në rrjete sociale gjatë kësaj jave shfaqin Gencin në spital: “Ndoshta jam aty m’e shëru zemrën” thotë ai, “ose ndoshta asht vetëm interpretim i realitetit në Kosovë…ose asht nji rrëfim dashnije”.

Video asht punu në dy verzione: bardh e zi dhe me ngjyra. Të dyja variantet do të shfaqen në natën promovuese – publiku do të ftohet të votojë verzionin favorit.

Promovimi mbahet në dit’ e nat’ në orën 21.00 të mërkuren /11 nëntor 2015/

Genc Salihu dhe Berat Hasani gjatë xhirimeve të spotit.uuuu